Irena Beqiraj

Kanakarja e Vlorës, mercenarja pa përvojë e atelies së mazhorancës, ku qepen ligje me porosi!


Nga Gazeta 'Si'- Atelies së maxhorancës ku qepen ligje me porosi i është shtuar Zamira, e cila pa u menduar dy herë propozon që ligji 2710 i vitit 2007 për portet turistike në Republikën e Shqipërisë të ndryshojë.

Zamira shkruan në relacion: "Ligji 9710 parashikon një rregull të përgjithshëm, realizimin e porteve turistike sipas rregullave konkurruese koncesionare ndërsa Ligji për Investimet Strategjike përcakton proçedura të veçanta administrative "

Ndaj deputetja e re që nuk ka ngrohur akoma karrigen e sheh me vend që Ligji 9710 i cili kërkon që ndërtimi edhe operimi i porteve turistike të jepen me procedurë konkurruese të përjashtohen nga ky rregull edhe të jepen pa garë kur janë pjesë e investimeve strategjike sepse sipas Zamirës mbivendosjet midis dy ligjeve shkaktojnë vonesa.

Që Zamira të mos njohë ligjet nuk është mëkat, është e re në detyrë, por të mos i lexojë ato para se të propozojë ndryshime me firmën e saj ndryshojë është e dhimbshme.

E para, Zamira në fillim të 2026 propozon që një ligj i përhershëm si ai ndërtimit edhe operimit të porteve të ndryshojë e t'i përshtatet një ligj të përkohshëm që përfundon në Dhjetor 2026.

E dyta, po ta kishte lexuar ligjin për Investimet strategjike do të kishte lexuar nenin 17 të tij i cili thotë:
"Kur legjislacioni në fuqi parashikon zhvillimin e procedurave konkurruese/tenderuese/ konçesionare vetëm pas përzgjedhjes së subjektit fitues të garës dhe nëse projekti i propozuar përmbush kërkesat e këtij ligji, Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik, sipas fushave të përgjegjësisë, vlerëson projektin e propozuar dhe i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.

E pra, ligji i Investimeve Strategjike është i qartë nëse investimi strategjik përfshin ndërtimin e porteve për të cilat legjislacioni në fuqi kërkon procedurë konkurruese/ tenderuese /koncensionare / vetëm pas zgjedhjes së fituesit së koncensionit me garë jepet statusi i investitorit.

E treta, deputetja thotë që ky projektligj është në përputhje me vizionin e qeverisë, nuk thotë se ndryshimi i propozuar nuk është përputhje me kërkesat e legjislacionin europian për të cilin ajo edhe shokët e saj zunë be e rrufe se do ta përshtasnin në ligjet tona brenda 2027.

Zamirës me shumë gjasa ja kanë dhënë të gatshëm këtë projektligj edhe shpërblim për bamirësin që e vuri të dytën në listën e mbyllur është ta propozojë atë pa menduar edhe pse ky ndryshim lejon që kryeministri të jap pa garë pronën publike sikur të ishte pronar i vetëm i saj.

Nuk është kollaj të jesh kanakare, shpërblimi është i rendë! Do të duhet të jësh mbresëlënëse në përpjekjen tende për të mbetur e paraqitur si mercenare!


Copyright © Gazeta “Si”