Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Republikën e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Në mesazhin e tij, Rubio theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve për të rritur prosperitetin e të dyja kombeve.
Ai vlerësoi, gjithashtu, mbështetjen e Kosovës ndaj përpjekjeve amerikane për sfidat globale dhe rolin e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ne presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë”, tha Rubio.
Një ditë më herë, mesazh urimi Kosova mori edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në letrën e tij, Kosova u përgëzua për pjesëmarrjen në themelimin e Bordit të Paqes për Gazën, si dhe për mbështetjen që u ka dhënë përpjekjeve të SHBA-së për t’i zgjidhur problemet tjera globale, përfshirë luftën në Ukrainë.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë së bashku me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për të mirën e përbashkët”, tha Trump.
SHBA-ja ishte mbështetëse e fuqishme e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë.
Liderët kosovarë e konsiderojnë atë si aleaten më të rëndësishme të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje