Politike

Gjyqi në Hagë/ Rama: Osmani u kërcënua se nuk lejoi prokurorët e Speciales t’i dhunonin zyrën

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama zbuloi për herë të parë që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë sepse nuk ka lejuar që prokuroret të dhunojnë institucionin e Presidentit.

Sipas Ramës, këta prokurorë donin të gjenin prova për krime kundër njerëzimit në institucionin e presidentit.

“Mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror për mua, që edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të  Kosovës se me demek do kërkoni edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit. Natyrisht do të vendoste Kosovës në sytë e botës ku deri në zyrën e presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet. Për nderin e saj dhe të Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, deklaroi Rama.

Lidhur me Gjykatën Speciale, Rama tha se nuk bëhet fjalë vetëm për idiotë, por sipas tij për instrumenta të një gjykate që është edhe më politike se sa gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë