Media Galeri

10 vite për të shkrepur fotografinë perfekte të një specie të rrallë

Kjo fotografi e një hienë të zezë në Namibia bëri që Wim Van den Heever të fitonte çmimin prestigjioz Wildlife Photographer of the Year në tetor 2025. Fotografia u realizua pas 10 vitesh ndjekje dhe pritjeje, dhe përshkruan strukturat e shkretuara të një qyteti minierash të braktisur, Kolmanskop, një vend dikur i gjallë, tani fantazmë.

Hiena e zezë është më e rralla nga katër llojet e hienave, me një popullsi të vlerësuar prej 4,000 deri 10,000 individësh në natyrë. Kolmanskop, me ndërtesat e braktisura që ofrojnë strehë nga era, u bë vend ideal për ndërtimin e foleve. Sipas zoologes Natalie Cooper nga Natural History Museum, ky vend ofron siguri dhe fshehtësi për këto kafshë të rralla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë