Politike

Berisha nga selia blu: Protesta tjetër më 20 shkurt

Nga Gazeta ‘Si’- Më 20 shkurt opozita do të protestojë sërish kundër qeverisë Rama. Lajmin e bëri të ditur, kreu i PD-së, Sali Berisha nga selia blu.

“Kjo datë është zgjedhur edhe në mënyrë simbolike, pasi më 20 shkurt 1991 në Shqipëri u rrëzua edhe busti i diktatorit Enver Hoxha. Kjo datë do të jetë dita e fitores së Partisë Demokratike.

Më datën 20 shkurt është dita jonë, dita e fitores. Nderim të gjithë protestuesve. Fitore”, tha Berisha.

Ai ka denoncuar ashpër sjelljen e policisë, duke i cilësuar si “banditë dhe kriminelë me uniformë” që sulmuan qytetarët, por sipas tij, vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve paqësorë janë qindra herë më të fuqishëm se banditizmi i përdorur ndaj tyre.

Berisha theksoi se durimi dhe qëndrimi i qytetarëve nuk duhet të interpretohet si dobësi, por si shprehje e vendosmërisë për të realizuar qëllimet e tyre.

“Provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë,” shtoi ai, duke shprehur mirënjohje për çdo qytetar që mori pjesë në protestë dhe mbajti qëndrim paqësor.

Deklarata e tij vjen pas tensioneve që shpërthyen gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë