Politike

Deputeti i PD përfundon tek Spitali i Traumës, PD: Nallbati u godit nga policia (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti demokrat Beldion Nallbati është dërguar te Spitali i Traumës, pasi ka marrë një goditje në kokë gjatë protestës para Parlamentit.

Partia Demokratike ka shpërndarë disa pamje ku pretendon se Nallbati është goditur nga efektivët e policisë.

Në pamje shfaqet një moment kur policia përplaset fizikisht me Nallbatin dhe i hedh këtij të fundit spraj në fytyrë.

Tensioni në protestë u përshkallëzua pasi protestuesit nisën të hedhin molotov në drejtim të kordonit policor, të vendosur para godinës së Kuvendit.

Uniformat blu u kundërpërgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë duke shpërndarë turmën, që tentonte herë pas here çarjen e kordonit polico


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë