Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, foli për mediat gjatë protestës kombëtare, duke theksuar se revolta qytetare nuk do të ndalet dhe do të intensifikohet derisa të arrihen qëllimet e opozitës.
Ai theksoi se protesta nuk ka orar të caktuar dhe nuk ka limite, duke u shndërruar në një qëndresë të drejtpërdrejtë kundër asaj që e quajti “narkoregjim”.
Protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën para Kryeministrisë, janë zhvendosur drejt godinës së Parlamentit, ku është vërejtur një prani e shtuar e forcave policore.
Noka akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se kanë kapur institucionet shtetërore, duke kthyer “narkokryeministrinë” dhe “narkoparlamentin” në burim të çdo problemi të qytetarëve shqiptarë.
Sipas tij, këto dy institucione janë kthyer në “godina të krimit” nga të cilat buron çdo padrejtësi dhe shkelje e ligjit.
Gjithashtu, Noka u shpreh se gjatë zhvendosjes së protestuesve në bulevard përballë Parlamentit, policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
Ai bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të vazhdojnë protestën, duke e cilësuar këtë si një betejë për rivendosjen e Parlamentit si institucion të shqiptarëve, dhe jo të “kusarëve” apo të pushtetit aktual.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



