Nga Gazeta ‘Si’- Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë të martën e 10 shkurtit.
Salianji është shfaqur në protestë së bashku me disa nga mbështetësit e tij në rrugëtimin e tij për një ndryshim në PD. Ndërkohë ai ka takuar dhe disa prej protestuesve demokratë në shesh.
Kujtojme se Berisha e ka përjashtuar nga partia duke thënë se ka shkelur vijat e kuqe dhe se punon për Ramën.
Një ditë më parë, ish-deputeti demokrat bëri thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.
Salianji ka deklaruar vazhdimisht se opozita duhet të radikalizojë aksionin politik pas skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë dhe segmenteve të saj, ndërsa ka theksuar se PD po vuan nga mungesa e aktivizmit dhe forca reaguese.
Pikërisht për të rienergjizuar Partinë Demokratike, Ervin Salianji ka nisur turin e takimeve me bazën demokrate.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



