Media Galeri

‘Ku ikën fondet e BE-së?’- Pankartat pikante në protestën e PD

Nga Gazeta ‘Si’– Me pankarta në duar demokratët kanë zgjedhur shprehje që pasqyrojnë kërkesat e tyre ndërsa kanë renditur edhe skandalet e kësaj qeverie.

“Ask where EU fonds go”, “Edi stop stealing our Money”, “Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?”, “Ikur: 1.1 mln euro vite:12 vite”, thuhej në disa prej pankartave.

Mirëpo një protestues, ka zgjedhur që mesazhet t’i përcjellë ndryshe.

I veshur me një veshje plotësisht të bardhë, ai ua ka lënë vëmendjen mbishkrimeve mbi të.

“Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, shkruhet në pjesën e pasme të bluzës. Te pantallonat, ai shkruan: “Poshtë diktatura”, duke ndarë dy fjalët në secilën këmbë. Në kokë mban një plis me një shall të zi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë