Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Botërore vlerëson se pragu i varfërisë në Shqipëri është rritur në nivelin e 8.3 dollarëve në ditë, që do të thotë se çdo individ që siguron më pak të ardhura se kjo shumë në ditë konsiderohet i varfër.
Në terma nominalë, ky tregues është rritur nga 6.85 dollarë në fillim të vitit 2025, çka reflekton një përmirësim të pjesshëm të standardit të jetesës. Megjithatë, pavarësisht rritjes së pragut, numri i personave që jetojnë në varfëri është shtuar. Sipas Bankës Botërore, në vitin 2025 rreth 23.8% e popullsisë në Shqipëri klasifikohet si e varfër, nga rreth 21% në vitin 2024.

Banka Botërore thekson se situata është edhe më e rënduar në rajonin e Lindjes së Mesme, Afrikës, Afganistanit dhe Pakistanit, ku varfëria është në rritje dhe ka prekur afro gjysmën e popullsisë.
Sipas ekspertëve të Bankës Botërore, vite të njëpasnjëshme tronditjesh dhe rimëkëmbjesh të pabarabarta kanë ndikuar ndjeshëm në prirjet afatgjata të varfërisë globale. Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, presionet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e COVID-19, rritja e inflacionit, konfliktet dhe ngjarjet ekstreme klimatike kanë penguar përpjekjet për uljen e varfërisë. Ndërsa disa vende arritën të rimëkëmbeshin me shpejtësi pas pandemisë, të tjera vijojnë të përballen me vështirësi të thella në përmirësimin e situatës së tyre ekonomike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



