Nga Gazeta ‘Si’- Albin Kurti hodhi poshtë pretendimet se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë çmos që ai të mos fitonte zgjedhjet e 28 dhjetorit.
I pyetur lidhur me këtë çështje në konferencën e parë për mediat pas shpalljes së rezultatit paraprak, Kurti tha se nuk është në dijeni të këtyre veprimeve.
“Ne bashkëpunojmë me Republikën e Shqipërisë, me cilëndo qeveri që është aty, kemi 58 marrëveshje me Kryeministrin Rama. Unë nuk jam në dijeni të atyre akuzave që thatë ju, por jemi të interesuar që afrimi me Shqipërinë të rritet gjithnjë e më shumë.
Kemi abetaren e unifikuar nga viti 2021 e këtej, kemi kurrikulat e unifikuara për bashkatdhetarët tanë në botë dhe e kemi Shqipërinë partnerin kryesor tregtar në rajon”, u shpreh Kurti.
Fitoren në zgjedhje, Kurti e quajti më të madhen në historinë e vendit.
“Tani na presin shumë punë përpara. Rezultati i sotëm tregon se duhet të ecim para pa vonesa. Sa më parë të certifikohet rezultati aq më shpejt do të vijojmë me projektet”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




