Kosova

Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran

Nga Gazeta ‘Si’- Bahamas është bërë shteti i 121-të që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku ka shkruar se sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

Po ashtu, në postimin e Osmanit bëhet e ditur se të dyja shtetet kanë riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë