Shumë shqiptarë kanë marrë këtë të shtunë, rrugën drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e protestës së thirrur nga organizatat e veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Me simbole, flamuj dhe pankarta të shumta, sheshi “Skënderbeu” në Shkup është mbushur nga një numër i madh pjesëmarrësish.






Kjo është protesta e pestë, pas atyre të mbajtura në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Hagë. Nga pikëkalimi kufitar mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut, shumë qytetarë kanë marrë me vete pankarta me simbole dhe flamuj të shumtë kombëtarë.
Protesta e thirrur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ka bërë bashkë Fatmir Limajn, Hysni Gucatin dhe Ali Ahmetin, si dhe vëllanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




