Dosje

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli lë në fuqi 25 vite burg për Blendi Tetën

Nga Gazeta ‘SI’ – Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko. Blendi Teta dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos më 27 gusht të 2019.

Teta u arrestua fillimisht pas dyshimeve për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, por më pas akuza ndaj tij ndryshoi në vrasje dhe dosja e tij u nda nga të dyshuarit e tjerë.

Prokuroria deklaroi se motivi i vrasjes ishte përplasja e dy grupeve kriminale që ishin në rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Nga njëra anë vëllezërit Duka e njerëzit e tyre, dhe nga ana tjetër ish-polici Malko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë