Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka konsideruar të gjitha mashtrime publike, deklaratat e Ramës, i cili deklaroi se Komisioni i Venecias, nuk thotë që një gjykatë duhet të pezullojë ministrin.
Berisha paralajmëroi se do të përgatisë një padi për kryeministri Edi Rama për “mashtrim publik”.
Sipas Berishës, Edi Rama ka manipuluar opinionin publik duke përdorur interpretim të rremë të rekomandimeve ndërkombëtare për të justifikuar veprimet e tij politike. Lideri i opozitës theksoi se kjo përbën një precedent të rrezikshëm për marrëdhëniet e Shqipërisë me institucionet europiane.
Sipas tij, Rama ka ushtruar “presion të jashtëzakonshëm dhe të paprecedentë” mbi Gjykatën Kushtetuese, në përpjekje për të mbrojtur veten dhe ministren Belinda Balluku.
“PD do të bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që thotë. Nuk ka asnjë dokument të Venecias, që pezullimi i ministrit është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”, tha Berisha, teksa analizoi të gjithë pretendimet e Ramës për pezullimin e Ballukut me vendim të GJKKO.
Dje(30 nentor) Rama tha se Komisioni i Venecias dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasbourg e konsiderojnë shkarkimin e një ministri si një cenim të balancës së pushteteve.
Rama e konsideroi këtë veprim si një precedent të rrezikshëm, duke iu referuar rastit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku sipas tij, një prokuror dhe një gjykatës u bashkuan për të shkarkuar një ministër dhe zv/kryeministër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



