Kombetarja

Kuqezinjtë para mediave: ‘Anglia e vështirë, nuk është vetëm Harry Kane’

Nga Gazeta Si – Kuqezinjtë zhvilluan sot konferencën e fundit për shtyp në këto eleminatore për Kupën e Botës.

Traineri Sylvinho dhe Kapiteni Gjimshiti vunë theksin tek forca e kundërshtarëve që vijnë pas 7 fitoreve.

Pikë të plota për 20 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar nën drejtimin e Tuchel në stol dhe Kane në fushë.

  • Sylvinho: “Anglia është një nga favoritet për të fituar Botërorin. Është një ndeshje e vështirë, me një ekip që ka 21 pikë në 7 ndeshje dhe nuk ka pësuar asnjë gol. Jam krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe mendoj se nesër do të bëjmë një ndeshje të mirë”.
  • Gjimshiti: “Do luajmë si skuadër, do mbrojmë të gjithë. Jemi të përqendruar te e gjithë skuadra e Anglisë, jo vetëm te Harry Kane. Në këto lloj ndeshjesh, me kundërshtarë me kualitet të lartë, mund të mësosh. Nuk po mendojmë për shortin për momentin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë