Politike

Sanksionimi i vëllezërve Hysa, Berisha: Janë miq dhe favoritë të ‘Ramaduros’

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për lidhje me elementë kriminalë.

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha iu referua sanksioneve të njoftuara nga Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj vëllezërve Hysa, për të cilët ai pretendon se kanë lidhje organike me Edi Ramën.

Sipas Sali Berishës, mediat ndërkombëtare i kanë përshkruar këta individë si të lidhur me aktivitete kriminale të kartelit Sinaloe në Meksikë.

Berisha foli për një “perandori biznesesh”, që sipas tij shtrihet nga Kanadaja në Itali, dhe përfshin qindra aktivitete në Shqipëri, sidomos në fushën e lojërave të fatit.

“Perandoria e miqve të Edi Ramës, njoftojnë mediat botërore, perandoria ekonomike e tyre, shtrihet në shumë e shumë vende. Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik. Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube.

Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës.

Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros. Mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës.

Por ato, nga Kebeku dhe zonat e indianëve të Kanadasë, gjer në Palermo të Italisë numërojnë në Vlorë, në Tiranë, në Shqipëri, me qindra biznese, por në tërësi kazino, lojëra fati, me të cilat me një marrëveshje lajnë miliardat e Sinaloas së Meksikës.

Famoz vetëm restoranti Mirela që mban emrin e bashkëshortes, ka transferuar në Shqipëri dhjetëra e dhjetëra milionë euro nga zonat e indianëve të Kanadasë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë