Gazeta Si – Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar parashikohen në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të mëngjesit, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore, reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë.
Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 1500 metër në verilindje priten reshje të dobëta dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina, era pritet të arrijë shpejtësinë deri në 17 m/s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



