Drejtësia

SPAK dërgon për gjykim 3 persona për shitblerje votash në favor të Partisë Socialiste

Gazeta Si – SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të 3 personave të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, në favor të Partisë Socialiste.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme thekson se korrupsioni zgjedhor ka ndodhur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun e Lezhës.

Po ashtu, SPAK thotë se më datë 7 nëntor 2025, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme procedimi penal nr. 55/2025, që lidhet me veprimtari të paligjshme të ndodhura në Bashkinë Kurbin, ku personat e përfshirë dyshohet se kanë ofruar dhe shpërndarë para në këmbim të votës.

Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:

Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Artur Jahja, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë