Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga burgu për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi qeverinë, duke e lënë atë në detyrë.
Në një postim në Facebook, Veliaj e cilëson atë një fitore për demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve. Sipas tij vendimi nuk i rikthen mandatin atij personalisht, por popullit të Tiranës.
“Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij. Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron. Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua”, shprehet Veliaj.
Ai thekson se do të bëjë gjithçka mundet që puna të vijojë dhe të mos pengohet në ushtrimin e mandatit.
Kujtojmë se me një vendim 5 vota pro e 3 kundër, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.
Kushtetuesja argumentoi se Veliaj nuk u pyet duke iu mohuar një proces i rregullt ligjor. Ndërsa thekson se një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm sipas nenit 115 të ligjit themeltar për një shkelje të rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



