Politike

Vendimi i GJK për Veliajn/ Rama: Ngërç absurd! Tirana duhet drejtuar

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ktheu Erion Veliaj në detyrë.

Në Podkasin e tij “Flasim”, Rama e konsideroi situatën e krijuar si një ngërç absurd, ndërsa iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që të lërë të lirë Veliajn.

Rama përsëriti qëndrimin e tij se, Kushtetuesja pas këtij vendimi duhet ta lejojë Veliajn të gjykohet në gjendje të lirë në mënyrë që të vijojë punën, ndërsa hodhi poshtë të gjithë zërat lidhur me arsyet që e çuan qeverinë dhe PS drejt vendimit për shkarkimin e Veliajt.

“Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën këtu jemi përballë një dispropocioni të dyfishtë. Disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo.

Çfarëdo është thënë, nuk ka thënë të vërtetën lidhur me arsyen e shkarkimit të kryetarit të bashkisë, si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Partia Socialiste në Këshillin Bashkiak. E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar! Nuk mund të jetë një trup pa kokë! Ka nevojë për të zgjedhurin e vet në krye.

Përtej teorive të konspiracionit, kryeqyteti s’mund të trajtohet si jetim, ky është skandal më vete dhe ku qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto të padrejtë”, deklaroi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë