Drejtësia

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku në Tiranë

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Qendrën Shëndetësore nr.10, ku një mjek është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Sipas policisë, mjeku Sinan.M, u denoncua nga një emision investigativ, pasi ka ngacmuar seksualisht një paciente, e cila kishte shkuar për një vizitë mjekësore.

Pas vizitës, mjeku ka kërkuar që të krijojë raporte personale me pacienten dhe më pas ka kaluar në prekje fizike e deri tek propozime ndaj saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë