Gazeta Si – SPAK ka zgjatur me 3 muaj afatin e hetimeve ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, i cili pak kohë më parë u mor i pandehur në lidhje me dy tendera, atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.
Po ashtu, afati është zgjatur me 3 muaj edhe për 6 zyrtarët e tjerë të marrë të pandehur për dosjen. Sipas SPAK, Erion Isai akuzohet për përgjegjësitë si titullar i autoritetit kontraktor që kapin një vlerë totale prej 20 milionë euro.
Në total, të akuzuar janë Isai dhe 6 vartës të tij, ndërsa po hetohen edhe 5 persona nga kompanintë private.
Mekanizmi i përdorur në 4 tendera, është një ujësjellës dhe aksi rrugor Korçë-Ersekë. Sipas hetimeve të prokurorit Dritan Prençi, kompania ANK ka paraqitur një projekt të falsifikuar për të fituar tenderin.
Po ashtu, dyshohet se nga të pandehurit janë përdorur kontrata pune me staf jo real për të plotësuar kushtet e konkurimit. Ndërkohë edhe mbikqyrja e punimeve është bërë me kontrata false sipas hetimeve.
Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.
Zbërthimi i një aparati celular të sekuestruar gjatë hetimeve, ka zbuluar bisedat se si është abuzuar me procedurat e tenderimit dhe favorizuar kompanitë e paracaktuara. Konkretisht, SPAK ka hetuar 4 tendera:
1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020.
2.Procedura e prokurimit me objekt “Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Erseke, loti i 2 (pjesa e parë)”, me nr. REF-75548-10-14-2020.
3.Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me nr. REF-68285-08-11-2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



