Drejtësia

GJKKO dënon me 4 vite Alqi Bllakon, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar, lirohet nga burgu

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Bllako për shkak të gjykimit të shkurtuar ka përfituar ulje të dënimit që shkon në 2 vite e 8 muaj në burg. Duke qenë se masa e paraburgimit ka qenë më e lartë se dënimi, Bllako do të lirohet nga burgu.

Po ashtu mësohet se Bllakos i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Bllako akuzohet për korrupsion të kryer gjatë procedurës së koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

Sipas SPAK, gjatë kohës që ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dyshohet se ka përfituar para në vlerën e rreth 120 mijë euro dhe 7 milion e 520 mijë lekë nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë