Nga Gazeta Si- Një 37-vjeçare rumune, e cila mashtroi nëpërmjet e-maileve fiktive përfaqësuesit e një biznesi shqiptar duke përfituar rreth 33.500 euro, u ekstradua nga Gjermania në vendin tonë.
Aurelia Bratianu kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2022 me 5 vite burg për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar e-maile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



