Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me reshje, vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite.
Pas paradites reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë zonave malore hera herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në Alpe priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor perëndim me shpejtësi mesatare 5m/s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



