Moti

Reshje shiu në të gjithë vendin

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu.

Reshjet e shiut do të vijojnë të herëpashershme gjatë gjithë ditës me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht në zonën perëndimore e qendrore në pjesën e parë të ditës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet kryesisht të ulët ndërsa pas orëve të pasdites gradualisht reshjet do ndërpriten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë