Moti

Reshje shiu në lindje dhe juglindje

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mesditës pritet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë