Ekonomi

Gjatë gushtit në Shqipëri u regjistruan 2.3 mln netë qëndrime

Nga Gazeta ‘SI’ – Muaji gusht regjistroi një numër rekord të netë qëndrimëve të turistëve, rreth 2.3 mln, me rrije vjetore 33.3%.

INSTAT tregon se netë qëndrimet për vizitorët jo-rezidentë u rritën me 42.6%, ndërsa ato nga rezidentët me 11.7%.

Për të njëjtin muaj, në Shqipëri janë regjistrur rreth 880 mijë vizitorë, nga të cilët 650 mijë janë të huaj me rritje 40.6%. Vizitorët rezidentët u shtuan me 21.6%.

Në muajin gusht të këtij viti, shumica e vizitorëve të huaj të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova 21%, Polonia 12%, Italia 10%. Ndërsa vizitorët nga Franca dhe Gjermania kontribuan me nga 7% të vizitorëve, nga ana tjetër 43% e tyre ishin nga vende të tjera.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 61,5 %, krahasuar me 59,6 % në Gusht 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë