Moti

Reshje dhe shtrëngata në të gjithë vendin

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit.

Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra në pjesën e parë të ditës reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor por me intensitet mesatar mbesin hera-herës në qendër.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-5 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë