Nga Gazeta Si – Kuqezinjtë mbajtën premtimin dhe e kthyen në festë miqësoren e dytë ndaj Jordanisë, pak ditë pas fitores ndaj Serbië.
Kjo ishte ndeshja e dytë me Jordaninë dhe fitorja e parë pas barazimit të vitit 2018. Pjesë e dytë më e zhdërvjellët nga të dyja skuadrat të cilat duket se u çliruan pas golave në 45 minutat e para.
Sylvinho kreu 3 ndryshime duke mbajtur në dhomat e zhveshjes, Asanin, Shehun dhe Gjimshitin që u zëvendësuan nga Gripshi, Ramadani dhe Cake.
Bajrami për kuqezinjtë dhe Sa’deh për miqtë patën rastet respektive që u bllokuan nga mbrojtjet kundërshtare.
Kjo deri në 65’ kur Asllani shërben në qendër për Brojën që lëviz mirë në mbrojtjen mike duke u gjendur vetëm për vetëm me portierin Abulaila.

Top mbi portierin që vetëm e preku por nuk e devijoi duke e lënë Brojën vetëm për vetëm me portën për zhbllokimin e shumëpritur me golin e 6 në Kombëtare dhe të parin për vitin kalendarik 2025.
15’ nga fundi është Arbër Hoxha që gjen kordinimin perfekt në silurën e nisur nga e majta për golin më të bukur të mbrëmjes.
Minuta e 77 sjell në fushë Hysajn për ndeshjen e 94 me Kombëtaren. Rekord që tashmë vendoset nga mbrojtësi i Lazio-s duke lënë pas Lorik Canën me 93 ndeshje.
Kuqezinjtë janë të papërmbajtshëm dhe Broja kalon nga e djathta në fundore dhe pasimi i tij shndërrohet në asist për Bajramin që gjeti golin e vërtetë pas autogolit që detyroi miqtë në pjesën e parë. 4-1 dhe më shumë qetësi për lojtarët tanë që janë të lirshëm tashmë pas fitores së dytë për muajin Tetor.
Mirëpo deri në fund do të kishte kohë për golin e Olwan që shkëputet në hyrje të zonës dhe mposht Dajsinanin në trekëndëshin e poshtëm të shtyllës së parë.

Jordania hap dhe mbyll shifrat në humbjen që po pëson në Tiranë. Këtë herë ishte Olwan që u shkëput në hyrje të zonës dhe mposhti Dajsinanin në krahun e tij.
Katër minuta pas golit të 3, Armando Broja shërbeu për Nedim Bajramin që me diagonalen e saktë gjeti pokerin për kuqezinjtë.
Gol dhe asist për Brojën që tashmë duket më i qetë pas ditëve të vështira që nuk arrinte të shënont në klub dhe në Kombëtare.
Shqipëria gjen golin e tretë me Arbër Hoxhën që pas driblimit nga e majta, lëshon silurën që mposhti Abulaila-n për golin e 3. Ishte minuta e 75′ kur kombinimi me Gripshin solli golin e qetësisë.
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh falë golit të Brojës që më në fund zhbllokohet duke shënuar golin e parë për këtë vit kalendarik, të 6-in në total.
Gjithçka në 65′ pas kombinimit me Asllanin dhe veprimit të Brojës që fillimisht e kaloi topin mbi portierin mik dhe me portën bosh e dërgoi topin në rrjetë.
Ka filluar përpara pak minutash pjesa e dytë në “Arenën Kombëtare” mes Shqipërisë dhe Jordanisë që në ndeshjen e dytë mes tyre kanë shënuar edhe golat e parë respektivë.

Përfundon pjesa e parë, kuqezinjtë shpërdorojnë dhe ndalen në barazimin 1-1
Një pjesë e parë në tone të qeta mes kuqezinjve dhe Jordanisë që megjithatë provuan ta zhbllokonin rezultatin në raste sporadike miqtë, disi më të pastra për kuqezinjtë më këmbëngulës.
Gjashtë minuta pas fillimisht ishte Rashdan që kërkoi portën e Dajsinanit. Pas tij në dy raste provoi Al-Tamari në një nga të cilat u bllokua na Gjimshiti, ndërsa tjetrën e ndali Dajsinani.
Ndërsa te kuqezinjtë ata që provuan ishin Asani në dy raste, Daku (që u ndal nga Abulaila) dhe Bajrami.
Kjo deri në minutën e 27 kur Rashdan i shpëtoi mbrojtjes në qendër duke mposhtur Dajsinanin nga pak metra larg.
Minutat në vazhdim kuqezinjtë kërkuan barazimin, por Daku në qendër dhe Hoxha në të majtë bënë gjithçka mirë deri në pasimin e fundit të cilin e gabonin.
Duhet thënë që Daku ka qënë pothuajse i bllokuar nga mbulimin me dy lojtarë prej miqve.
Pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt Nedim Bajrami u shkëput në krahun e majtë dhe pasi i kaloi të gjithë, pasoi në qendër duke detyruar Abualnadi-n ta dërgonte topin në rrjetën e tij.
Daku ndodhej rrezikshëm pas tij dhe me shumë gjasë mund të barazonte ai. 3’ pasa barazimit, Hoxha krosoi nga e majta dhe topin e mbetur vakant e godet si një 11m në lëvizje Asllani, por vetëm një goditje nga këndi.
Daku gjithashtu tentoi përpara pushimit por pa e dërguar topin në katërkëndësh.
Pjesa e parë u mbyll me një kundërsulm të miqve që nuk gjejnë rrjetën pas ndërhyrjes së Dajsinanit ndal Alnaimat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


