Moti

Java nis me temperatura deri në 25 gradë


Vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës.

Temperaturat ndërkohë priten tëshkojnë deri në 25 gradë në Tiranë, Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 9 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në detet Adriatik dhe Jon me forcë 1-2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë