Gazeta Si – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak këtë të shtunë, 11 tetor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, duke sjellë një fundjavë me kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime.
Era do të fryjë nga verilindja në drejtim të veriperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 metra për sekondë. Megjithatë, përgjatë zonave luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, pritet që era të intensifikohet deri në 16 m/s.
Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të mira për lundrim dhe turizëm bregdetar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



