Bota

SHBA, viktima dhe të zhdukur pas shpërthimit në një fabrikë eksplozivësh në Tenesi

Gazeta Si – Autoritetet lokale njoftuan se disa persona kanë vdekur në një shpërthim në një fabrikë eksplozivësh në shtetin amerikan të Tenesit në SHBA.

Sips mediave amerikane, disa persona rezultojnë gjithashtu të zhdukur. Shifrat e sakta të viktimave nuk janë ende të disponueshme.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit sipas orës lokale në një fabrikë në pronësi të “Accurate Energetic Systems”, një kompani që prodhon eksplozivë për ushtrinë dhe industri të tjera. Fabrika e prekur ndodhet afërsisht 100 kilometra në jugperëndim të Nashvillit.

Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje në numër të madh. Një ndihmës mjekësor, i tha “Associated Press” se kolegët fillimisht nuk ishin në gjendje të hynin në fabrikë për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.

Njerëzve po u këshillohet të shmangin zonën në mënyrë që punonjësit e emergjencës të mund të punojnë në mënyrë efikase.

Disa të plagosur u dërguan në spital për trajtim. Në një konferencë për shtyp, Sherifi Chris Davis, njoftoi se kishte disa viktima të konfirmuara dhe disa persona të zhdukur, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Një ndihmës i parë konfirmoi për “Action News 5” se më shumë se dhjetë persona ishin të zhdukur.

Pamjet e mediave lokale tregojnë automjete dhe mbeturina që digjen. Fqinjët thonë se u trembën nga një zhurmë e fortë.

Gentry Stover, një fqinj, i tha një gazetari të “Associated Press” se u zgjua nga zhurma. “Mendova se shtëpia ishte shembur me mua brenda”, – tha ai në një intervistë telefonike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë