Gazeta Si – Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje pasditen e kësaj të hëne në sallën e gjykatës së Apelit në Tiranë, është një magjistrat me përvojë mbi 3 dekada në sistemin e drejtësisë në vend.
I lindur në qytetin e Shkodrës, ai u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e drejtësisë. Pasi përfundoi studimet me titullin ‘”jurist’’ u emërua si gjyqtar në gjykatën e Shkodrës. Kalaja e kaloi Vettingun në vitin 2019, ndërsa KPA-ja e konfirmoi në detyrë në janar të vitit 2022.
Më herët ai ka mbajtur përkohësisht edhe postin e kryetarit në detyrë të gjykatës së Shkodrës. Që prej diplomimit deri në qershor të vitit 2004, punoi si gjyqtar në Shkodër.
Më pas deri në janar 2023, ishte në Gjykatën e Apelit në Shkodër dhe prej më shumë se dy vitesh, shërbente ne Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Pavarësisht konfirmimit të tij, komisioneri publik kërkoi shkarkimin e Kalajës nga detyra, pasi pretendonte se gjyqtari nuk ka bërë deklarimin e mjaftueshëm të një apartamenti, e të një sipërfaqe toke.
Po kështu, Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi. Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë.
Ngjarja tragjike ndodhi mesditen e sotme, rreth orës 15:40, kur autori, i identifikuar si Elvis Shkëmbi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gjyqtarit, i cili u transportua menjëherë tek Spitali i Traumës, ku mbërriti i pajetë.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dhe dy persona, babë e bir. Autori është arrestuar menjëherë në vendngjarje.
Sipas informacione të para, autori ishte në proces gjyqësor për një çështje pronësie në qytetin e Shkodrës. Dy të plagosurit kanë lidhje me çështjen gjyqësore ku Shkëmbi ishte i përfshirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



