Dosje

Babai i Andi Malokut kërkon hakmarrjen në fisin Rraja, ‘Rrumi i Shijakut’ kundër: Turp me vra pleq!

Gazeta Si – Pas një hetimi të gjatë, SPAK ka dokumentuar përplasjet,  porositë për vrasje dhe aleancat mes bandave të Durrësit dhe të Shijakut.

Nga hetimet që janë bërë kundrejt Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, si dhe grupit të Avdylajve, nga transkriptimi i bisedave të shkëmbyera në aplikacionin “SkyECC”, janë dokumentuar pazaret mes vrasësve për të eleminuar këdo që iu dilte përpara apo për të marrë hak për të kaluarën.

Nga dosja e SPAK, sipas Report Tv, zbardhet një bisedë mes Aleksandër Lahos dhe Elidon Avdylaj alias Aldo Avdylaj, të cilët bisedojnë për vrasjen e Edmir Bregut, i thirrur ndryshe “Maloku” (duke parë që origjina e tij ishte nga Kukësi).

Gjithashtu, në këto biseda del emri i Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë nga atentati i 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit (ishte shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku udhëtonte në makinë së bashku me “Rrumin e Shijakut”).

Sipas dosjes së SPAK, Genci Maloku kërkon të vrasë një prej anëtarëve të fisit Rraja, pasi Redjan Rraja, është i dënuar përjetë si i përfshirë në këtë atentat.

Por ky plan, për anëtarët e tjerë të grupit, nuk duket i saktë, pasi do të niste luftë dhe “nuk është mirë të vrasësh pleq e gra”.

Në datën 21 shtator 2020, ora 17:59, Elidon Avdyli ka biseduar me Aleksandër Lahon në lidhje me një person me emrin Arjan, i cili sipas Aleksandrit nuk lëviz nga fjala dhe ka mënyrën e vet si vepron.

Elidoni i ka shkruajtur se Genci është mërzitur shumë dhe do që të bëjë” diçka me patjetër.

Aleksandri i përgjigjet që nëse Genci do të bëjë diçka, mos të bëjë plakun e Rrajave, por t’i bjerë “Qerosit”.

Në orën 19:00, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandër Lahos, që sipas tij duhet të “bëjnë” “Qerosin” ose “Ceken”.

Nga konteksti i bisedave, dyshohet se Elidoni dhe Aleksandri kanë biseduar për planet që ka pasur personi i quajtur Genci dhe që dyshohet se është Genci Maloku, për të marrë gjakun e djalit, duke vrarë një person me mbiemrin Rraja.

Në orën 19:01, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se atë javë, në bashkëpunim me çunin e Pojës, ai do te “bëjë” “Malokun” dhe më pas edhe “Ceken” (Edmond Çekiçi).

Sipas Elidonit, “Maloku” është “byrazer” i Kilit dhe i Marlit, lëviz n aksin Tiranë-Durrës dhe se kishte bërë plan që vrasjen e “Malokut” alias Edmir Bregut, ta bënte te lagjia e Edmirit, në Durrës.

Aleksandri i sugjeron që do ishte më mirë që vrasjen ta bënin rrugës dhe e ka pyetur se cilin do të “bëjnë” të parin.

Elidoni i është përgjigjur se të parin kanë vendosur të bënin “Malokun”. Në vijim Elidoni i ka shkruajtur Aleksander Lahos se edhe Dur Keçin do ta “sistemojë sa të fillojë “lufta”.

Pjesa e bisedës në të cilën flasin për vrasjen e Malokut alias Edmir Bregu, është si vijon.

Aleksander Laho- Thuj Gencit do hapet lufta, deshire te kesh me gjujt thuj

Elidon Avdyli- Po ikam thon e vlla. Po di ca me te thon.

Aleksander Laho – po jo me maru pun me pleq. po te boj cte doj.

Elidon Avdyli – Ishalla po ja hy un me ate cunin e pojes e vlla. Se aty iqim ropt atyne. Genci ska takat. Per kto pun o shok

Aleksander Laho – popo, por kjo levizje na bon dom te gjithve un jam me ju per cdo gjo, por pleq e gra osht turp.

Elidon Avdyli – Po edi. Plus do ikesh kurriz. Qerosi o pik. Tanom. Ne cekaj. Edon. Aty ndurres. Un tashi ket jav do boj malokun. Bashkpunim. Me cunin e pojes. Mrpa cekes. Me kismet allahaut. Esht borazeri kilit maloku. Ne i marlit.

Aleksander Laho – E kuptoj. Ok. maloku rin ne tiran.

Elidon Avdyli – Dje tu erjt kan qen. Po e kan gjet ato. Durres tiron leviz ai.

Aleksander Laho – Po rin aty ne tiran. Aty ku pam makinen e blondume te lentit.

Elidon Avdyli – Po edi. Po ke lagja vet ne durres. Do ebejm…. Se e kemi gjet

Aleksander Lalo – po me mire ruges… Cil do boni te parin

Elidon Avdyli – Malokun. E kemi nda.

Aleksander Laho- ok. Se do jet shum keq. Dhe lenti do ta hudhi prap ne kuriz marielin.

Elidon Avdyli – Esht. Ne burg ai e vlla. Marlin e kam gati gjycin. Mas ksoj pune.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë