Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha në konferencën për mediat se PD i ka të gatshëm kandidatët e saj për zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit.
Sipas tij, opozita ka kandidatura shumë herë më të mira se sa Partia Socialiste.
Ai tha se bashkë me aleatët po diskutohet mbi modelin që do të ndiqet në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe për 5 bashkitë e tjera.
“Këto janë emra shumë të mirë. Janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme. Partia Demokratike siç unë kam shpjeguar këtu para jush, gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin, jo me emrat.
Me aleatët tanë ne kemi diskutuar për modelin që do ndjekim. Dmth; do të jetë ky një kandidaturë politike e PD apo nuk do të jetë? Do të jetë ky një kandidaturë politike e koalicionit apo nuk do të jetë?
Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




