Moti

Reshje të dendura shiu, temperaturat ulen ndjeshëm

Kjo e enjte do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të dendura të shiut.

Reshjet e shiut do të jenë të përhapura në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1000 metër, dhe juglindje mbi 1100-1300 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Temperaturat nga ana tjetër vijojnë të kenë rënie, teka në mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 23m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë