Media Galeri

‘Lërini të jetojnë fëmijët në Gaza’/ Tifozët e Galatasaray-t marrin vëmendjen ndaj Liverpool

Galatasaray bëri një nga surprizat e mëdha në Champions League, duke triumfuar minimalisht në shtëpi ndaj Liverpool.

Përveç rezultatit, vëmendje të madhe morën edhe tifozët, të cilët shpalosën edhe banderola me mesazhe në lidhje me luftën në Gaza.

“Lërini të jetojnë fëmijët në Gaza”, “Liri për Palestinën” dhe “Nëse Jerusalemi nuk është i lirë, bota është në robëri”, ishin disa nga banderolat e tifozëve të Galatasaray-t.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë