Rend dhe Ligj

Njerku polic dhe kolegu abuzonin me të miturën, pezullohet shefi i Krimeve në Përmet

Gazeta Si – Ngjarja e rëndë e ndodhur në Përmet ku u zbulua se njerku polic kishte abuzuar seksualisht me vajzën 16-vjeçare të partneres së tij, ka sjellë shkarkimin e nga detyra të shefit të Krimeve, Dhurim Çenko,

Sipas burimeve, ai është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen e rëndë ku vartësi i tij kishte abuzuar me vajzën e partneres së tij dhe nuk kishte marrë masa.

Ka të dhëna se në ngjarje mund të jenë përfshirë edhe punonjës të tjerë dhe për këtë arsye janë njoftuar edhe strukturat e Agjencisë së Mbrojtjes Policore, Vlorë-Gjirokastër.

Për këtë skandal u arrestua efektivi i policisë 55-vjeçari P.B., i cili prej 3 vitesh abuzonte seksualisht me vajzën e partneres së tij.

Gjithashtu i përfshirë në këtë skandal është edhe polici tjetër 53 vjeçar Artur Ago i cili është shpallur në kërkim.

Rasti u bë publik më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga polici Ago.

Kristian Prifti 46 vjeç dhe shoku i tij, Isi Pasho 27 vjeç shantazhuan policin Ago, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar në një emision investigativ një video që ata pretendonin për marrëdhënien intime të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë