Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore.
Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë paradites, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



