Gazeta Si – Një operacion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë, ka goditur një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike mes dy vendeve dhe Zvicër gjatë periudhës 2020-2021.
Sipas policisë, u arrestua në Fier një 41-vjeçar, i cili cilësohet si “koka” e grupit kriminal falë bashkëpunimit me Drejtorinë Antimafie të Firences, në Itali.
Kështu, në kuadër të operacionit “Fingerprint”, ka rënë në pranga shtetasi Edi Hoxha (alias Edison Hoxha). Hetimet që çuan në goditjen e grupit të koordinuar nga 41-vjeçari nisën disa muaj më parë dhe u shtrinë në të dyja shtetet.
Sipas policisë kjo organizate kriminale akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021.
Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas u shpallën në kërkim.
“Gjatë kësaj faze të operacionit “Fingerprint”, shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, lokalizuan në Fier, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H. alias E. H.,, 41 vjeç, lindur në fshatin Portëz, Fier. Gjykata e Firences, me vendimin e vitit 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale, veprimtari e cila dënohet nga Kodi Penal i Italisë, me maksimalisht 24 vjet burgim. Shtetasi E. H. alias E. H. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, ka koordinuar veprimtarinë kriminale të një organizate të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



