Ekonomi

Programi i katërt ekonomik i Ramës/ Aktivizohet Paqja fiskale me bizneset, rishikohet TVSH-ja për fermerët

Nga Gazeta ‘SI’ – Paqja Fiskale midis bizneseve dhe qeverisë do të nisë vitin e ardhshëm.

Kështu parashikohet në programin e qeverisë së katërt të socialistëve, ku thuhet se qëllimi i Paqes është formalizimi i bizneseve dhe deklarimeve vullnetare, duke minimizuar kontrollet tatimore. Ndër të tjera, Paqja parahsikon edhe faljen e debive tatimore mbi 10-vjeçare dhe mundësinë e pagimit të borxhit me përqindje të reduktuara.

Qeveria premton se taksa për biznesin e vogël do të vazhdojë të qëndrojë 0% deri në fund të mandatit.

Programi parashikon dhe rishikim të TVSH-së për fermerët, por pa dhënë detaje më shumë, si edhe krijimin e institucionit të Këshillit Fiskal.

Po ashtu, në dokument theksohet se do të bëhet me detyrim investimi në Zhvilllim dhe Kërkim, R&D, për bizneset e mëdha, si mekanizëm për të nxitur inovacionin dhe konkurrueshmërinë

Ndër të tjera, qeveria thotë se vitin e ardhshëm paga minimale do të jetë 500 euro dhe asnjë taksë për 18 muaj për ata me pagë të ulët. Në sektorin publik, deri në 2030-n, paga mesatare do të jetë 1.200 euro dhe në privat 1.000 euro.

Sigurisht në të gjithë programin zë një vend të rëndësishëm integrimi i Inteligjencës Artificiale në proceset rutinore të ekzekutivit dhe qytetarëve, nga shëndeti tek biznesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë