Ekonomi

Turistë që s’konsumojnë/ Gjatë sezonit turistik u rrit më shumë shitja e karburantit sesa ushqimit

Nga Gazeta ‘SI’ – Sezoni veror ka nxitur shitjet me pakicë në Shqipëri, të cilat janë rritur me 6.2% në tremujorin e dytë të vitit, periudhën prill-qershor.

Sipas INSTAT, rritja më e madhe e konsumit vërehet tek hidrokarburet, që lidhet me lëvizshmërinë e shqiptarëve apo të huajve. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, shitja e karburantit u rrit me 10%, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë, u rrit me 5%.

Rritje më të vogël kanë pasur shitjet e produkteve ushqimore dhe pijeve, me 4.6%.

Shifrat zyrtare konfirmojnë vrojtimet e kryera nga operatorët turistikë, të cilët i përshkruajnë turistët e Shqipërisë si “udhëtarë” e jo “konsumatorë”.

Të dhëna të tjera nga Banka e Shqqipërisë, tregojnë se ritmi rritës i shpenzimeve të turistëve në Shqipëri është në rënie, dhe gjatë 6-mujorit të parë të vitit  raportohet 7.7%, disa herë më pak nga rritja 25% e vitit të shkuar.

Sipas llogarive, me 4.7 milionë turistë që vizituan Shqipërinë për të njëjtën periudhë, rezulton se shpenzimi mesatar i një turisti është rreth 440 euro, 12 euro më shumë se një vit më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë