Territori shqiptar do të përfshihet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë përgjithësisht të kthjellët dhe të qetë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.
Pritet që në zonat fushore dhe bregdetare moti të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës. Në relievet malore në lindje do të ketë vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, të cilat nga mesdita deri në pasdite mund të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 17 m/s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



