Moti

Në mbrëmje largohen reshjet

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes do kemi mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit.

Në orët e mesditës deri pasdite do ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Në veriperëndim, perëndim dhe qendër do ketë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, duke mbetur prezente vetëm në veri të vendit, por me intensitet të ulët të karakterit lokal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë