BBC publikon fotot e paharrueshme nga 2025-a, mes tyre dhe e shqiptarit hero
11:01 - 06 Shtator 2025
BBC ka publikuar listën e saj me fotografitë më të paharrueshme të vitit 2025, ku mes tyre është përfshirë edhe një imazh i realizuar gjatë zjarreve shkatërrimtare që përfshinë Greqinë këtë verë. Këto fotografi, sipas BBC-së, nuk janë thjesht imazhe, por dëshmi të shpirtit njerëzor, dhimbjes, guximit dhe bukurisë që mbeten në kujtesën e botës.
Fotografia, e shkrepur nga fotoreporteri i agjencisë Reuters, Thanasis Stavrakis, tregon 33-vjeçarin shqiptar Oslien Muçobega teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës. Ai shihet duke e transportuar kafshën mbi motor, mes tymit të dendur dhe zjarreve që kishin përfshirë rajonin e Ahaisë në muajin gusht.
Oslien Muçobega
Murgjit në Tajlandë – një det portokalli e të artë ku dhjetëra mijëra murgj dhe besimtarë luten nën kupolën madhështore të Wat Phra Dhammakaya, duke përkujtuar mësimin e parë të Budës.
Parada e ujit në Venecia – një mi gjigant prej letre-mashe lundron mbi Kanalin e Madh, duke shpërthyer konfeti e ngjyra në hapjen e Karnavalit të famshëm venecian. Varri i Papa Françeskut në Romë – një trëndafil i bardhë i vetëm mbi pllakën e thjeshtë të varrit të tij ngjalli emocione të forta, pasi ishte hera e parë pas më shumë se një shekulli që një papë varrosej jashtë Vatikanit.Punëtori migrant në Indi – një burrë i lodhur ndalet për të pirë ujë mes arave të grurit në Chandigarh, një imazh që simbolizon jetën e përditshme dhe sakrificën.Aktivistja në Londër – me sytë e mbuluar nga një substancë që simbolizonte naftën, protestuesja denonconte politikat e kompanisë energjetike Shell, në një gjest artistik dhe politik njëkohësisht.Fëmijët e uritur në Gaza – imazhe rrëqethëse të fëmijëve të dobësuar në krahët e nënave të tyre, që BBC i cilëson si pamje pa paralel në art apo histori.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.