Motosport

Piastri mundi Norris në thrillerin e Zandvoort-it

Nga Gazeta Si – Australiani i Mclaren, Oscar Piastri siguroi “pole position” në Dutch Grand Prix” duke lënë pas, shokun e skuadrës Lando Norris.

Nëse britaniku kishte kryesuar në 3 sesionet e Provave të Lira gjatë fundjavës, Piastri vendosi ritmin në sesionin e 1-rë kualifikues.

Norris u kundërpërgjigj në sesionin e 2, duke kulmuar me duelin në sesionin e 3 ku Piastri “pole position” provizor me kohën 1’08”662.

Lando Norris provoi ta thyente këtë kohë në xhirot e fundit por as ai dhe as Piastri nuk u përmirësuan.

Rradha e nisjes në Zandvoort

Britaniku u detyrua të pranojë vendin e 2 në rradhën e parë me një difference prej 0.012” pas shokut të skuadrës.

Max Verstappen, iu dha një arësye tifozëve vendas duke e renditur Red Bull në vendin e 3 përpara Isack Hadjar që realizoi paraqitjen më të mire të karrierës me vendin e 4 në bordin e Racing Bulls.

Pas tij do të nisen  Mercedes dhe George Russell që lanë pas binomial e Ferrari-t, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, respektivisht në vendet 6 dhe 7.

Liam Lawson kompletoi paraqitjen e  Racing Bulls në top10 duke u renditur në vendin e 8.  Williams i Carlos Sainz dhe Aston Martin i Fernando Alonso-s plotësuan rradhën e 5.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë