Nga Gazeta Si – Paraguaj debutues shkruan historinë në “FIA World Rally Championship” këtë fundjavë me garën që do të zhvillojnë atje 48 makinat pjesëmarrëse.
Toyota do të përfaqësohet me pesë makina “GR Yaris Rally1”. Tetë herë kampioni Sébastien Ogier bashkohet me kryesuesin aktual, Elfyn Evans, dy herë kampionin Kalle Rovanperä, Takamoto Katsuta-n dhe Sami Pajari-n në raundin e 10.
“Hyundai Motorsport” merr pjesë me formacionin e plotë “i20 N Rally1” që pilotohen nga Ott Tänak, Kampioni në fuqi, Thierry Neuville dhe Adrien Fourmaux.
Ndërsa “M-Sport Ford” pilotohet nga Grégoire Munster dhe Josh McErlean në “Puma Rally1”. Oliver Solberg kryeson në “Printsport-run Toyota GR Yaris Rally2”.
Pasi humbi titullin e vitit 2024 për vetëm 3 pikë dhe pas fitores së parë në “Rally Estonia”, Solberg vjen me ambicje të mëdha.
Paraguaj është një eksperiencë unike që gërsheton vijat e gjata të shpejta me sektorë të ngushtë që nuk lejojnë asnjë gabim në drejtim.

Sipërfaqja me çakullin e butë favorizon pilotët e shpejtë sidomos në fazën e dytë, kombinuar me frenimin e fortë.
Vizibiliteti është një tjetër faktor – rëra nuk do të mungojë në ajrin e lagësht ndërsa reshjet e shiut mund të ndryshojnë strategjinë sa hap e mbyll sytë.
Të dhënat e limituara për skuadrat dhe inxhinierët e bëjnë “Rally del Paraguay” një test të vërtetë përshtatshmërie.
Stafet që mësojnë shpejt dhe ruajnë fleksibilitetin, do t’ja dalin. Ata që do të hidhen menjëherë në sulm dhe do të nënvlerësojnë kushtet, do ta paguajnë shtrenjtë.
2025 është viti i parë që Paraguaj pret një Garë të “FIA World Rally Championship”.
“Rally del Paraguay’ ka qënë pjesë e kalendarit të “CODASUR” dhe njihet për kulturën vibrante të disiplinës.
“Encarnación”, baza e eventit ndodhet në “Paraná River”, një nga qytetet më të njohura në Paraguaj që do të bëhet shteti i 3 amerikano-latin që pret një raund të “WRC”, pas Argjentinës dhe Kilit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



