Motosport

Perez dhe Bottas kthehen në F1 si pilotët e Cadillac në 2026

Nga Gazeta Si – Amerikanët e Cadillac konfirmua pilotët e sezonit debutues në Formula 1.

Cadillac firmosi me fitues garash si meksikani Sergio Perez dhe finlandezi Valtteri Bottas për vitin 2026.

Skuadra amerikane që mbështetet nga “General Motors” do të drejtohet nga ish Drejtori Sportiv i Marussia-s, Graeme Lowdon dhe do të jetë e 11-ta në sezonin e ardhshëm.

Të dhënat teknikë përkatëse në karrierën e Perez dhe Bottas

Cadillac zgjodhi eksperiencën e 527 garave të zhhvilluara nga ‘Checo’ Perez-Bottas dhe 16 fitoreve mes tyre.

Dy veteranët 35 vjecarë bëjnë një kthim nga dera kryesore pasi humbën vendet e tyre në vitin 2024.

Karriera Bottas dhe Perez në foto

Perez kaloi disa muaj me familjen pas largimit nga Red Bull ndërsa Bottas pas largimit nga Sauber qëndroi në paddock si rezervë te Mercedes.

Meksikani Perez garoi më herët për Sauber, McLaren dhe Force India/Racing Point përpara se të shkonte Red Bull, ku ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e konstruktorëve në vitet 2022 dhe 2023.

Finlandezi Bottas përjetoi një periudhë të suksesshme te Mercedes ku luajti një rol të rëndësishëm në titullin e konstruktorëve që “Silver Arrows” fituan në vitet 2017-2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë